“Rusia 2018”, Robi Villiams do të këndoj në ceremoninë e hapjes

Këngëtari i njohur, Robi Villiams, sopranoja Aida Garifullina dhe ish ‘Fenomeni’, Luis Nazario da Lima Ronaldo, do të interpretojnë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës, që do të mbahet të enjten në stadiumin Luzhniki në Moskë, para ndeshjes Rusi-Arabia Saudite.

Villiams, bën të ditur FIFA, do të këndojë një duet me Garifullina.

“Unë jam shumë i lumtur që do të kthehem në Rusi për një performancë që e konsideroj unike, tregon ylli britanik i pop-it. Unë kam bërë shumë në karrierën time, por të ‘hapësh’ Kupën e Botës në futboll, duke interpretuar para 80 mijë tifozëve, ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua, do të jetë një festë e paharrueshme”. – tha Villiams.

FIFA njofton se ceremonia e hapjes së Kupës së Botës do të jetë shumë “muzikore” dhe do të mbahet vetëm një orë e gjysmë para fillimit të fishkëllimës së ndeshjes së hapjes, raporton atsh.

“Unë kurrë nuk ëndërruar për të qenë pjesë e kësaj feste të madhe të një Kupe të Botës të organizuar nga vendi im”, është shprehur sopranoja Aida Garifullina, e cila gjithashtu shtoi: “Më 15 korrik do të kthehem të këndoj pas një muaji të spektaklit të futbollit”.

Leave a Reply