Arbitër argjentinas për ndeshjen hapëse, Rusi-Arabia Saudite

Argjentinasi Nestor Pitanja do të jetë arbitër kryesor i takimit hapës në kuadër të Kampionatit Botëror midis nikoqirëve të Rusisë dhe Arabisë Saudite, njoftuan nga FIFA.

Asistentë të tij do të jenë bashkëkombasit, Huan Pablo Beati dhe Ernan Majdana, teksa braziliani Sandro Riki do të luaj rolin e arbitrit të katërt.

Për Pitanja, do të jetë ky Botërori i dytë në të cilin do të ndajë drejtësinë, pas “Brazil 2014”, ku kishte referuar në 4 ndeshje.

Leave a Reply