Interi dhe Bordo arrijnë marrëveshje për Malkom!

Te Interi mund të ju gëzohen lajmeve të mira, pasi Bordo u pajtua që të shes anësorin brazilian, Malkom. Drejtuesit e të dyja skuadrave kanë zhvilluar negociatat e rradhës, të cilat kanë përfunduar në mënyrë pozitive për “neroaxurrët”, njofton “Calciomercato”, përcjellë “infOSport.mk”.

Në takimin e fundit prezent ka qenë edhe vetë futbollisti së bashku edhe me agjentin e tij. Ka qenë vetë Malkom, ai i cili ka dhënë dritë jeshile për të kaluar në rradhët e skuadrës nga Milano, teksa Bordo shihet e gatshme për të lëshuar atë në formë huazimi, me opcion që me “zikaltërit” të nënshkruajnë një klauzolë, sipas së cilës Interi do të duhet më pas të blejë kartonin e brazilianit.

 

Ende është e paqartë shuma të cilën Interi do të duhet ta paguajë për kartonin e 21-vjeçarit, Malkom. Futbollisti i talentuar brazilian sezonin e fundit në “Ligue 1” me Bordon regjistroi 12 gola dhe asiste për gol.

Besohet se të dyja klubet do të shtërngojnë duart për një shumë prej 40 milion euro, ndërsa thuhet se Malkom me Interin do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare.

Leave a Reply