Pas Bonuçit, Milani gati ti merr edhe Higuainin Juventusit

Milani ka shprehur interesim për sulmuesin e Juventusit, reprezentuesin argjentinas, Gonzalo Higuain, njoftojnë mediat italiane, përcjellë “infOSport.mk”.

Sipas “Corriere dello Sport”, nëse Milani nuk dëbohet nga Liga Europa për shkak “Fair-Play-it” financiar, do të tentojë angazhimin e Higuain.

Higuain shihet si një aletrnativë më e mirë se ajo Morata, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Çelzi. Megjithatë për momentin nuk ka asgjë konkrete, pasi gjithçka fillimisht varet nga vendimi i UEFA-s.

30-vjeçari Higuain sezonin e kaluar me Juven zhvilloi gjithsej 50 ndeshje në të gjitha turnetë, duke realizuar edhe 23 gola. Për momentin Higuain është pjesë e Argjentinës, me të cilën po luan në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Leave a Reply