Jakup Ramadani vazhdon bashkëpunimin me FC Liqenin nga Drenasi

Futsalisti shkupjan, Jakup Ramadani do të vijojë karrierën e tij në elitën e futsalit të Kosovës edhe për një vit tjetër. Një ndër lojtarët më të mirë nga vendi në futbollin e palestrës ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër me FC Liqenin nga Drenasi, me të cilën skuadër edicionin e kaluar luajti në finale të “play-off”, ku u mundën nga Prishtina 01.

Ramadani pjesë e FC Liqenit është tashmë tre sezone, me të cilën skuadër dy herë ka arritur të shpallet kampion në Kosovë.

Kujtojmë, Ramadani është një prodhim i shkollës së Juventus Serava, me të cilën skuadër kishte fituar edhe Kupën e Maqedonisë, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Velesin në futsalin vendor, si dhe me ekipin e Novi Pazar në Superligën e Serbisë.

Vlen të theksohet gjithashtu, se Ramadani është edhe pjesë e pandarë e përfaqësueses së Maqedonisë në futsal. (infOSport.mk)

Leave a Reply