FC Shkupi prezantoi ish “romantikun”, Suad Sahiti

FC Shkupi që tashmë po vijon fazën e përgatitjeve në Shkup, gjatë ditës së sotme ka bërë prezantimin e sulmuesit të krahut, Suad Sahiti. Shqiptari i lindur në Beograd të Serbisë, me skuadrën nga Çairi ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Suad Sahiti te FC Shkupi vjen si agjent i lirë, ndërsa skuadra e fundit e tij, ishte KF Llapi.

“Ndjehem i lumtur që jam pjesë e FC Shkupit, e di që kanë tifozëri të zjarrtë dhe në këto vitet e fundit është një klub shumë mirë i organizuar dhe në nivel shumë të lartë, besoj se me ekipin që e kemi në fund të kampionatit të gjithë së bashku të jemi të lumtur dhe të festojmë titullin kampion”, ishin fjalët e para të Sahitit pasi veshi fanellën e klubit tonë

Kujtojmë se Sahiti karrierën e kishte nisë te klubi Hajvalia në Kosovë, që më pas të vazhdojë në vendin tonë me Rabotniçkin, në Shqipëri me Skënderbeun, Larisan në Greqi, Septemvri Sofje në Bullgari, Ëisla Plok në Poloni, Zrinjski Mostar në B e H dhe Shibenikun në Kroaci, derisa sezonin e kaluar ishte pjesë e Llapit të Kosovës.

28-vjeçari Sahiti, në këtë mënyrë rikthehet në futbollin e vendit tonë, ndërsa kujtojmë se ai ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës në vitin 2017. (infOSport.mk)

Leave a Reply