Mbyllet pjesa e parë, Renova shkëlqen ndaj A. Pandev (VIDEO)

Renova ka shkëlqyer gjatë 45 minutave të para në ndeshjen e parë të javës së 13-të në elitën e futbollit vendor ndaj Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Xhepçishti po avanson me rezultatin 3:0, duke paralajmëruar një ndër disfatat më të thella të skuadrës surprizë në LPFM, gjatë këtyre 12 javëve të para.

Argjent Gafuri hapi serinë e golave në minutën e 27-të, për ta dyfishuar atë Nenad Mishkovski 9 minuta më pas. Valmir Nafiu mjaft mirë harkoi në zonën kundërshtare nga rivënia e këndit, ndërsa Mishkovski u gjind më së miri në zonën kundërshtare, duke shënuar në rrjetën e Vujanac, i cili fillimisht ndali goditjen e mbrojtësit të “gjipspunuesve”, mirëpo jo edhe në tentativën e tij të dytë, kur nga afërsia shënoi për 2:0.

RENOVA SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ A. PANDEVRENOVA – A. PANDEV 2:0(N.Mishkovski 36')

Публикувахте от infosport.mk в 28 октомври 2017 г.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm dy minuta më pas Renova realizoi edhe golin e tretë, kësaj rradhe me autorë Lukao. Pasuan edhe dy tentativa nga ana e Valmir Nafiut dhe një e mbrojtësit Mexhit Neziri, ndërsa në anën tjetër mysafirët u kanosën me anë të Baldovaliev, goditjen e të cilit e ndali portieri, Kobetiç.

Aksion modul i futbollisteve te Renoves me protagonist, Ramadani, Gafuri dhe Nafiu, me kete te fundit qe nuk arriti te shenoje edhe golin e katert ne rrjeten e Vujanac…

Публикувахте от infosport.mk в 28 октомври 2017 г.

Leave a Reply