Renovës i mjafton pjesa e parë për të mundur A. Pandev (VIDEO)

Renovës i ka mjaftuar vetëm pjesa e parë për të mundur Akademia Pandev në ndeshjen e parë të javës së 13-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Vllatko Kostov shënuan fitore 3:1, me të tre golat e shënuar që gjatë 45 minutave të para.

Serinë e golave e hapi fantazisti Argjent Gafuri me golin e realizuar në minutën e 27-të. Goli i dytë erdhi 9 minuta më pas me autorë Nenad Mishkovskin, të cilit iu deshën dy tentativa për të mposhtur portierin Vujanac. Në tentativën e tij të parë mbrojtësi i Renovës qëlloi shtyllën, mirëpo nuk gaboi edhe herën e dytë, kur i ndihmuar nga  një mbrojtës kundërshtarë nga afërsia shënoi për 2:0.

RENOVA SHENON EDHE GOLIN E DYTE NDAJ A. PANDEVRENOVA – A. PANDEV 2:0(N.Mishkovski 36')

Публикувахте от infosport.mk в 28 октомври 2017 г.

Nuk vonoi shumë dhe pas tre minutave jo të plota në listën e golashënuesve u regjistrua edhe braziliani Lukas Meireles Markos, i cili shënoi edhe në ndeshjen e tij të dytë me rradhë pas atij goli të shënuar në mesjavë ndaj Skopjes.

Renova me lojë të mirë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, mirëpo edhe përkundër disa rasteve të mira që krijuan para portës kundërshtare, nuk arritën që të shënojnë edhe golin e katërt në rrjetën e Vujanac, i cili ishte me shumë fat në minutën e 57-të, kur braziliani Lukas nga afërsia me kokë goditi vetëm mbi portë.

Huçja e brazilianit Lukas sot perballe Akademia Pandev…

Публикувахте от infosport.mk в 28 октомври 2017 г.

Në anën tjetër nga një mosmarrëveshje mes portierit Kobetiç dhe mbrojtësit Kostov, përfitoi Gjorgji Markov i cili 4 minuta para fundit të takimit shënoi golin e nderit për Akademia Pandev.

MARKOV ZBUT EPERSINE E RENOVESRENOVA – A.PANDEV 3:1(Gj. Markov 86')

Публикувахте от infosport.mk в 28 октомври 2017 г.

Ishte kjo disfata e tretë këtë edicion për skuadrën nga Strumica, dhe e dyta që po e përjeton në stadiumin e Tetovës, pas asaj ndaj Shkëndijës me 27 gusht.

Renova falë fitores tashmë pozicionohet në vendin e 5-të me 17 pikë të tubuara, 4 më pak se Akademia Pandev që mbetet në pozitën e dytë.

Leave a Reply