Formacionet e mundshme, Milan-Juventus (FOTO)

Java e 11-të në Seria A do të startojë në orën 18:00 me supersfidën Milan-Juventus.

“Corriere dello Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Milani siç dihet do të jetë pa kapitenin Leonardo Bonuçi, për shkak pezullimit pas kartonit të kuq që mori në sfidën e javës së kaluar ndaj Xhenoas.

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri nuk do të “fshihet” përballë Milanit, pasi pritet të hedhë në fushë një skudër sulmuese me Higuain, Dybala, Manxhukiç dhe Kuadrado, ndërkohë në anën tjetër sulmi “kuq e zi” pritet të udhëhiqet nga kroati Nikola Kaliniç, i ndihmuar nga spanjolli, Suso dhe turku Çalhanoglu.

Milani me fitore eventuale do të kthente shpresat, ndërkohë në anën tjetër një fitore e Juves do vinte në pikëpyetje të madhe të ardhmen e Vinçenco Montellas në krye të klubit “rossoner”.

Leave a Reply