Shkëndija ka mësuar kundërshtarin e saj

Shkëndija ka mësuar emrin e kundërshtarit të saj në fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra tetovare kishte shumë fat në këtë short, pasi për kundërshtarë goglat zgjodhën kundërshtarin më të lehtë, skuadrën nga Uellsi, The New Saints FC (TNS).

Në ndeshjen e parë që do të zhvillohet me datë 10/11 korrik, Shkëndija do të jetë nikoqir, teksa ndeshjen e kthimit skuadra tetovare në fushën kundërshtare do ta zhvillojë vetëm një javë më pas.

Në foton më poshtë mund të shihni edhe dyshet tjera të grupit të parë, ku bënte pjesë edhe Shkëndija.

Leave a Reply