ZYRTARE, Mexhit Neziri prezantohet te Venstpils

Mexhit Neziri karrierën  e tij ka vendosur të vazhdojë në Letoni, te skuadra e njohur e Ventsipls. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti tetovar, i cili edhe për herë të dytë do të luaj jashtë Maqedonisë. Rikujtojmë gjatë sezonit 2015/2016 ai ishte pjesë e skuadrës moldave të Daçias.

27-vjeçari Neziri me Venstpils ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa tashmë ka bërë edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re.

“Jam i lumtur që bashkohem me një skuadër që ka emër. Kushtet për punë këtu janë shumë të mira, mikpritja ishte fenomenale. Tashmë kam bërë edhe stërvitjen e parë, ku pak a shumë jam njohur me shokët e ri të skuadrës, ku shpresoj të adaptohem shumë shpejtë dhe të tregoj cilësitë e mia të vërteta” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Neziri.

Kampionati në Letoni është në rrjedhë e sipër, ndërsa Ventspils pas 11 xhirove renditet në pozitën e tretë me 22 pikë, po aq sa ka edhe Spartaks në pozitën e dytë. Pikërisht ndaj këtyre të fundit Venstpils kishte pësuar disfatë në ndeshjen e fundit, teksa javën që vjen skuadra e re e Nezirit do të jetë mysafir i Riga FC.

Ventspils gjithashtu merrë pjesë edhe në eliminatoret e Liga Europa, ku fati deshi që sot kjo skuadër për kundërshtarë në fazën e parë të ketë skuadrën shqiptare të Luftëtarit.

Leave a Reply