Zherard: Kundër Shkupit me respekt maksimal

Shorti i sotëm në Nion të Zvicrës ka vendosur që Stiven Zherard të debutojë si trajner i Renxhersit pikërisht kundër FC Shkupit në Liga Europa.

Menjëherë pas shortit, Zherard ka shprehur përshtypjet e tij përmes një deklarate për kanalin zyrtarë të klubit.

“Është shumë me rëndësi që të jemi të fokusuar dhe të tregojmë respekt maksimal për Shkupin, pasi që kanë të jenë këtu dhe të përballen kundër Renxhersit”, – ka thënë Stiven Zherard për Rangers TV.

Skuadra e Renxhers ndodhet në Spanjë ku po zhvillojnë përgatitjet për dy ndeshjet kundër Shkupit. Ndeshja e parë luhet në stadiumin “Ibrox” në Glazgou më 12 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit më 19 korrik në Shkup.

Leave a Reply