Mici ndahet me Skënderbeun, Shkëndija gati të transferojë në Tetovë

Pas largimit të Ardian Cuculit drejtuesit e Shkëndijës janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, ndërsa një ndër emrat e mundshëm që mund të zbarkojë në Tetovë, është Gledi Mici i Skënderbeut, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Skënderbeut, ndërsa një gjë të tillë konfirmoi edhe studion e “Top Channel”.

“Nuk jam më futbollist i Skënderbeut. Nuk kam kontratë me ta. Tani jam në pritje të ofertave. Pres oferta nga jashtë”, deklaroi mbrojtësi i cili shpesh është përfolur si një përforcim i mundshëm i Shkëndijës.

Tani, që nuk është i lidhur me Skënderbeun ai është i lirë të bëjë lëvizjen të parë ndoshta jashtë Shqipërisë.

Karriera e deritanishme e 27-vjeçarit ishte e lidhur ngushtë me kampionatin shqiptarë dhe skuadrat si Apolonia, Kamza, Flamurtari, Kukësi dhe së fundmi Skënderbeu, pjesë e të cilëve ishte për dy vite të plota.

Leave a Reply