Mavraj befason me klubin e tij të ri!

Mërgim Mavaraj i ka surprizuar të gjithë me klubin e tij të ri. Mbrojtësi shqiptar, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me Kombëtaren shqiptare, do të vijojë karrierën te skuadra e Turgucu Mynçen, që militon në ligën e tretë në Gjermani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i ri i 35-vjeçarit, që nëpërmjet një video speciale në faqen zyrtare në “Tëitter”, ka bërë prezantimin e Mavrajt.

“Në këtë klub vë re shumë gjëra që kanë dalluar dhe kanë formuar karrierën time. Mund të zgjidhja ndonjë rrugë më të lehtë, por nuk më pëlqen t’i bie shkurt, ashtu sikurse edhe Turgucu Mynçen nuk i pëlqen të gjejë rrugën e lehtë. Do punojmë së bashku si komunitet për të arritur te suksesi”, – është shprehur Mavraj në lidhje me aventurën e tij të re.

 

Leave a Reply