Super lajm, El Sharavi rikthehet te Milani!

Stefan El Sharavi është shumë pranë rikthimit te skuadra ku shkëlqeu për disa vite.

E përditshmja italiane, “Corriere dello Sport”, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportur se El Sharavi mund të rikthehet te Milani.

Rosonerët janë të gatshëm të godasin në merkato vetëm kur iu vie ndonjë mundësi e mirë dhe duket se ajo mundësi ka ardhur pikërisht tani.

El Sharavi dëshiron largimin nga skuadra kineze e Shanghai Shenhua, teksa agjenti i tij ka nisur bisedimet për prishjen e kontratës.

Nëse arrihet marrëveshja 28-vjeçari do të jetë lojtarë i lirë dhe Maldini synon të përfitojë nga kjo mundësi.

El Sharavi pjesë e Milanit ishte nga sezoni 2012 deri në sezonin 2015 dhe me Rosonerët ka shënuar 27 gola në 102 ndeshje të luajtura.

Leave a Reply