Barcelona fiton nën ritmin e dyshes, Messi-Grizman (VIDEO)

Lionel Messi dhe Antuan Grizman shënuan nga dy gola në fitoren e pastërt 4:0 të Barcelonës në transfertën ndaj Granada, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 18-të në La Liga,njofton “infOSport.mk”.

Francezi realizoi golin e parë në minutën e 12-të, që më pas kapiteni Lionel Messi me dy gola të njëpasnjëshëm (35’, 42’) të sigurojë fitoren e “katalunasve”.

Në minutën e 63-të Grizman realizoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonën, skuadër kjo që në këtë mënyrë regjistroi fitoren e 10-të sezonale.

Dy golat e parë të Barcelonës ishin shumë diskutabil, pasi në të dyja rastet arbitrët akorduan në favor të “katalunasve”. Në rastin e parë vendasit këmbëngulnin për pozitë jashtë loje nga ana e Grizman, ndërkohë në golin e dytë ata pretendonin për një prekje me dorë të Serhio Buskets, i cili sonte me fanellën e Barcelonës regjistroi ndeshjen e tij të 600-të në të gjitha kompeticionet, transmeton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore Barcelona arriti në kuotën e 34 pikëve, me ç’rast “katalunasit” aktualisht renditen në pozitën e tretë, ndërkohë Granada me 24 pikë të tubuara mban vendin e 7-të në renditje.

Leave a Reply