Tusha shënon në finale, Ibishi golashënuesi më i mirë, Vardari triumfon në turneun në Sarajevë

Pionierët e Vardarit kanë triumfuar në turneun ndërkombëtarë “Luaj futboll, jeto jetën” në Sarajevë. Në ndeshjen finale djelmoshat “kuqezi” nga Shkupi mundën ekipin e Buduqnostit me rezultatin 2:0.

Golin e parë e realizoi Ristovski, teksa autorë i golit të dytë ishte futbollisti shqiptarë nga Kaçaniku i Kosovës, Veton Tusha.

Vlen të theksohet se shqiptari tjetër në rradhët e Vardarit, Xhemail Ibishi u shpall si golashënuesi më i mirë i turneut, Andreja Krivokapiq nga Buduqnosti morri epitetin e futbollistit më të mirë të turneut, teksa nga rradhët e Vardarit, Matej Andov  u shpall si portieri më i mirë.

Këtë turne nga afër e ndoqi edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Maqedonisë në Sarajevë, Reshat Berisha, i cili uroi djelmoshat “kuqezi” për këtë sukses, në veçanti futbollistët shqiptarë, të cilët edhe njëherë tjetër ishin ndër më të dalluarit në rradhët e skuadrës shkupjane.

Leave a Reply