Omar Imeri edhe zyrtarisht pjesë e Shkëndijës

Skuadra kampione e Maqedonisë në futboll, Shkëndija ka konfirmuar  marrëveshjen me sulmuesin e ri të FC Shkupit, Omar Imeri.

18-të vjeçari ashtu siç paralajmëroi “infOSport.mk” gjatë ditës me Shkëndijën ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2021-të, periudhë gjatë së cilës pritet të ngritë nivelin nëse vazhdon progresin në bazë të potencialit dhe karakteristikave të shfaqura deri tani.

Bëhet fjalë për futbollist shumë të talentuar që gjendet mirë si mesfushorë ofenziv apo edhe si sulmues krahu, paraqitjet e të cilit priudhën e kaluar janë monituaruar nga skautët e Shkëndijës para se të vendoset afrimi i tij në skuadër.

Imeri sezonin e kaluar luajti në 24 ndeshje me FC Shkupin, duke realizuar edhe 3 gola, ndërsa te klubi nga Çairi kishte ardhur nga ekipi i të rinjëve të Rabotniçkit.

Leave a Reply