Xhaka ua shqeu rrjetën, bashkë me Shaqën festojnë me shqiponjë! Serbët kërkojnë të reagojë FIFA (FOTO)

Përveç humbjes nga Zvicra, serbëve më shumë ju ka djegur si duket festa me shqiponjë e dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Ata të tërbuar kërkojnë që të reagojë FIFA, pasi sipas tyre kjo ishte një “provokaci” e rradhës nga ana e shqiptarëve.

“FIFA duhet të reagojë, Xhaka provokoi serbët me simbolin shqiptar”, shkruante “Kurir”, i cili më pas i kushtonte vëmendje edhe një tjetër “provokimi”, atij të Shaqirit dhe këpucëve të tij.

“Shaqiri tregoi në këpucë flamurin e një shteti fantazmë, FIFA duhet të marrë masa”, shkruante e përditshmja serbe.

Leave a Reply