Serbia ende nuk mund ta kapërdijë disfatën nga Zvicra

Serbia asessi nuk po mundet ta kapërdijë disfatën e pësuar ndaj Zvicrës, me golat e shënuar nga dy futbollistët me gjak shqiptari, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Pasi kanë përfunduar në qendër të shënjestrës së Komisionit Disiplinor të FIFA-s, për komentet e bëra në fund të ndeshjes dhe për sjelljen e tifozëve të tyre, zyrtarët e Federatës Serbe të Futbollit janë kundërpërgjigjur duke prezantuar një reklamim zyrtar për gjyqtarin Feliks Bryh, ku titulli i dosje ishte “gjykim i njëanshëm”.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale njerëzit nga Beogradi shkruanin: “Kemi shtatë epizode të paraqitur me pamje filmike ku vihet re tendenca e arbitrit Bryh për të favorizuar Zvicrën, duke dënuar ekipin tonë kombëtar. Rasti më i bujshëm është penallti e mohuar nga Aleksandar Mitroviç”.

Leave a Reply