Lacio dhe Sampdoria “sherr” për Valon Berishën

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha sërish lidhet me një transferim të mundshëm te Lacio. Edhe pse fillimisht mendohej se Berisha do të vishte fanellën e skuadrës së Sampdorias, madje u raportua se me 13 qershor do të duhej të kalonte vizitat mjekësore te skuadra nga Xhenoa, në fund nuk u materializua asgjë, kështu që Lacio po përgatitet të shfrytëzojë situatën dhe të transferojë atë në “Olimpiko”.

Sipas “Radiosei”, kryeqytetasit kanë nisur kontaktet dhe janë gati të paguajnë të njëjtën shumë.

“Kam dhënë gjithçka për Salzburg dhe mendoj se ka ardhur momenti për një sfidë të re,” shprehet Berisha për “TV2”.

“E di se Sampdoria ishte shumë e interesuar për mua, por duhet të vendos bashkë me familjen” – kishte thënë futbollisti shqiptarë i Salzburgut.

Leave a Reply