Luiza Gega e artë në Lojrat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës (VIDEO)

Luiza Gega ariti të ngre lartë flamurin “kuq e zi” duke u veshur atë me të artë në Lojrat Mesdhetare, që po mbahen në Tarragona të Spanjës.

Gega zhvilloi një garë të shkëlqyer në disiplinën 3000 metra me pengesa, duke u renditur e para dhe duke merituar medaljen e Artë.

Ajo shtegun e 3000 metrave e përshkoi me kohën prej 9 minuta, 27 sekonda e 73 të qindtat, duke lënë pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, që arriti në finish me rreth 7 sekonda ngecja ndaj Luiza Gegës.

Podiumi u plotësua me sllovenen Marusa Same (9’35’’57), e cila la pas vetes garuesen spanjolle Irene Sánchez që përfundoi në vendin e katërt me një kohë prej 9’37’’86, teksa vendi i pestë i takoi turkes, Ozlem Kaya me kohën 9’39″43.

Leave a Reply