Shkupi u mund nga Çeliku

Skuadra e FC Shkupit edhe në ndeshjen e tretë kontrolluese në Turqi nuk ka arritur që të marrë fitore, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Zekirja Ramadani sot zhvilluan miqësore kundër skuadrës boshnjake të Çelikut, ndaj së cilës pësuan disfatë me rezultatin 3:0 (1:0).

Golin e parë për skuadrën boshnjake në këtë përballje e realizoi Ifeanyi, teksa dy golat tjerë gjatë pjesës së dytë për Çelikun mbajnë firmën e Adiloviç dhe Mujanoviç.

Shkupi e nisi takimin me formacionin më të mirë, mirëpo si duket te pjesa më e madhe e futbollistëve “bardhekaltër” vërehej një lodhje nga stërvitjet dhe ndeshja e fundit e zhvilluar gjatë ditës së djeshme kundër skuadrës estoneze të Levadias, ndaj së cilës skuadër FC Shkupi kishte barazuar me rezultatin 1:1.

Rikujtojmë përveç këtyre dy takimeve FC Shkupi kishte luajtur edhe ndaj skuadrës azere të Nefçit, ku kishte pësuar disfatë me rezultatin 0:2.

FORMACIONI I FC SHKUPIT:
Formacioni i parë: S. Zendeli, A. Bilali, T. Tipuriç, B. Ndong, E. Adem, B. Shabani, Rr. Broja, S. Vujçiç, K. Srojkoski, M. Muarem dhe B. Ilijoski.
Bankina rezervë: I. Aleksovski, M. Bajrami, A. Veliu, S. Muaremi, B. Krivanjeva, F. Ismaili, M. Marone dhe F. Senghor

Leave a Reply