Rabotniçki mundet edhe nga Radniçki, Fazliu dhe Sadiki inkuadrohen në pjesën e dytë

Rabotniçki ka pësuar edhe disfatën e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të ndeshjeve kontrolluese, që kjo skuadër po i zhvillon në Slloveni në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë eliminatore të Liga Europa kundër hungarezëve të Honved, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë ditës së sotme të besuarit e trajnerit Gjore Jovanovski pësuan disfatë me rezultatin 0:3 nga skuadra serbe e Radniçki Nish.

Gjatë pjesës së parë Radniçki realizoi vetëm një gol me anë të Haskiq, teksa dy golat tjerë skuadra serbe i shënoi gjatë pjesës së dytë, me autorë Noma dhe Sasha Stojanoviç.

Në këtë ndeshje te “romantikët” u paraqitë edhe dyshja shqiptare Nehar Sadiki dhe Lavdrim Fazliu, të cilët në lojë u inkuadruan gjatë pjesës së dytë.

Rikujtojmë Rabotniçki edhe në tre ndeshjet paraprake kishte pësuar disfata, edhe atë përballë Dinamo Zagrebit (0:4), Sarajaevës (1:2) dhe Luftëtarit (1:3).

Leave a Reply