Bardhi humbet me Levanten e tij përballë Alavesit të De Biasit (VIDEO)

Xhani de Biazi e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij te skuadra e Alaves. Ish-tekniku i “kuqezinjëve” në ndeshjen e tij të parë nën drejtimin e skuadrës spanjolle doli fitimtarë përballë Levantes së Enis Bardhit, që në këtë mënyrë pësoi edhe disfatën e dytë pas asaj ndaj Betisit.

Alavesi shënoi fitore me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Munir El Haddadi në minutën e 33-të dhe një goli tjetër të shënuar nga Medran në minutën e 81-të.

Enis Bardhi edhe në këtë ndeshje ishte titullarë i padiskutueshëm, ndërsa në mungesë të golit, ai u ndëshkua me kartonë të verdhë në minutën e 61-të.

Për Alavesin është kjo fitorja e parë në La Liga pas 7 xhirove të kaluara, duke u pozicionuar në vendin e parafundit më 3 pikë.

Leave a Reply