“Çkembari” bëjnë tifo korrekte, pa fyer Shkëndijën dhe shqiptarët

Tifozët ultras gjithmonë janë në qendër të vëmendjes për kritika ndaj parregullsive që bëjnë në tribuna, për dallim nga sot që është e kundërta për mbështetësit e flakët të Pelisterit. Ultrasit e skuadrës në fjalë të quajtur “Çkembari” në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Manastir ndaj Shkëndijës së Tetovës përkrahën ekipin e tyre të zemrës në mënyrë më të mirë të mundshme pa asnjë fyerje ndaj Shkëndijës dhe shqiptarëve në përgjithsi.

Edhe pse rezultati nuk ishte në favorin e skuadrës nga Manastiri, tifozët “Çkembari” në asnjë moment nuk u acarruan që të dalin jashtëkontrollit që të fyejnë dhe të bëjnë sulme ndaj ekipit shqiptarë, ashtu siç jemi mësuar të shohim skena të tilla në të kaluarën.

Ndryshe takimi Pelisteri-Shkëndija i vlefshëm për xhiron e 9-të të Ligës së Parë të Maqedonisë u mbyll me fitore të tetovarëve me rezultat 1:3. /InfOSport.mk

Leave a Reply