Japonia shënon dy gola brenda 4 minutave, belgët shtangen (VIDEO)

Japonia ka shënuar gol dhe po avanson në këto momente në ndeshjen e 1/8 së finales kundër Belgjikës, njofton “infOSport.mk”.

Një aksion i shpejtë dhe mbi të gjitha një gabim i mbrojtësit Vertongen, i mundësoi Japonisë që të avansojë me golin e shënuar nga ana e Genki Haraguçi në minutën e 48-të.

Menjëherë pas këtij goli Belgjika tentoi të barazojë me anë të Eden Hazard, goditja e të cilit u ndal vetëm në shtyllë, teksa Japonia vazhdoi me superioritetin në këtë ndeshje, duke realizuar edhe golin e dytë, kësaj rradhe një super gol i shënuar nga ana e  Takashi Iniu, me goditje nga distanca.

Leave a Reply