Juventusi ofertë të majme për Kristiano Ronaldon

Ajo që deri para pak ditësh mund të konsiderohej thjesht si një zhurmë merkatoje, pak nga pak po transformohet në një përpjekje të vërtetë, edhe pse fundi nuk dihet se si mund të dalë.

Megjithatë ëndërrat ndonjëherë mund të bëhen edhe realitet, ndërsa Juventusi po bënë gjithçka për t’i rrëmbyer Realit të Madridit, yllin portugez Kristiano Ronaldo.

Drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm për ti ofruar Realit plotë 100 milionë për shërbimet e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, ndërsa këtij të fundit i garanton një pagë prej 120 milionë eurosh për 4 vite kontratë.

Shifra mund të konsiderohet e ekzagjeruar, por ëndrra e Juventusit mbetet si përherë fitimi i Ligës së Kampionëve. , e kush më mirë sesa CR7 mund të ndihmojë në kauzën e bardhezinjve?

Gjërat janë ende në pritje të konkretizimeve, por pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori dhe pas sinjaleve të Ronaldos për largim nga Reali pas fitimit të Ligës së Kampionëve edhe për të tretin vit me rradhë, duket se do të ketë zhvillime në këtë drejtim, ndërsa Juve si duket ka gjetur njeriun e duhur për të rikthyer titullin e Europës në Torino pas shumë viteve.

Leave a Reply