Ilirid Ademi i Gostivarit nënshkruan me Makedonija Gj.P.

Ilirid Ademi edhe zyrtarisht në sezonin e ri futbollistik do të luaj me Makedonija Gjorçe Petrovin në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Golashënuesi më i mirë në Ligën e Dytë – Perëndim në këtë mënyrë i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Gostivari, skuadër kjo e cila sezonin e kaluar u ndal vetëm në pozitën e dytë, pikërisht pas Makedonija Gjorçe Petrovit.

Ademi zhvilloi një sezon të shkëlqyeshëm me Gostivarin, duke realizuar 19 gola, mirëpo në fund nuk i’a arritën qëllimit që të sigurojnë një vend për në elitën e futbollit vendor, pasi humbën ndeshjen e balotazhit ndaj Borecit, edhe atë vetëm pas penaltive. Pikërisht paraqitjet e tij të mira, bënë që drejtuesit e Makedonija Gjorçe Petrovit të insistojnë në transferimin e tij te skuadra e tyre, që sezonin e ri do të luaj në mesin e më të mirëve.

Leave a Reply