Skenderi i Renovës i bashkohet Gostivarit

Lavdrim Skenderi ka gjetur skuadrën e tij të re. Pasi nuk vazhdoi kontratën me Renovën, 24-vjeçari Skenderi vendosi ti thotë “PO”, Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Skenderi shihet si zëvendësim për Ilirid Ademin në repartin e sulmit, ndërsa bashkë me Valon Zeqirin pritet të udhëheqin këtë repart në ndeshjet e sezonit të ri në Ligën e Dytë – Perëndim. Ai me Gostivarin është dakorduar për një kontratë një vjeçare, të cilën pritet ta firmos ditëve në vijim.

Ndryshe Skenderi përveç një aventure të shkurtë te Ferizaji i Kosovës, gjithë karrierën e tij e kishte kaluar te Renova, pjesë e së cilës skuadër ishte që nga mosha 15-vjeçare, ndërsa në moshën 17-vjeçare, ai i ishte  bashkuar ekipit të parë, ku që nga atëherë kishte zhvilluar 125 ndeshje, duke realizuar edhe 14 gola.

Ndryshe Skenderi ëshët emri i tretë i ri në rradhët e Gostivarit, pas portierit të ri të Shkëndijës, Artan Iljazi dhe sulmuesit Valon Zeqiri. Ndryshe dero më tani nga kjo skuadër janë larguar Ilirid Ademi, Sabit Bilali, Liris Bexheti dhe portieri Jasir Bajrami.

Leave a Reply