Plotë 6 shqiptarë largohen nga Teteksi

Skuadra e Teteksit sezonin e kaluar edhe me vështirësi, në fund i’a arriti qëllimit që të sigurojë mbijetesën në Ligën e Dytë – Perëndim. Ndërkohë në prag të përgatitjeve të sezonit të ri futbollistik, drejtuesit e skuadrës tetovare kanë vendosur të ndahen me plotë 10 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe 6 shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Kështu pjesë e Teteksit në sezonin e ri nuk do të jenë Faton Rexhepi, Ensar Baftijari, Huzri Xhemaili, Albion Ibraimi si dhe super dyshja Valmir Jonuzi dhe Briliant Sylaj, të cilët ishin ndër golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar.

Përveç tyre në sezonin e ri pjesë e Teteksit nuk do të jenë edhe Toni Brnjarçevski, Dino Najdoski, Miroslav Jovanovski dhe Borjan Pançevski.

Drejtuesit e Teteksit thuhet të kenë arritur marrëveshje me disa futbollistë të rinj, mirëpo për momentin nuk bëjnë emrat publik, dhe se në vazhdimësi po punohet në prurje të reja.

 

Leave a Reply