4 përforcimet e reja për 4 gola të Struga TL ndaj Teteksit

Struga Trim Lum ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar sot në stadiumin e tyre përballë, Teteksit, njofton “infOSport.mk”.

Struganët shënuan fitore me rezultatin 4:2, ndërsa që të gjithë golat u realizuan nga afrimet e reja në skuadër.

Aleksandar Dalçeski shënoi golin e parë për Struga Trim Lum, gol ky që doli të jetë i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para.

Goli i dytë i struganëve mban firmën e Nijaz Lenës, ndërkohë Meriton Saliji ngushtoi epërsinë në 2:1. Saliji ishte autorë edhe i golit të dytë për Teteksin kur ngushtoi rezultatin në 3:2, pasi në skenë pas golit të Lenës te Struga Trim Lum kishte dalë Altin Lloga, duke realizuar dy golat e fundit.

Ndeshjen e rradhës kontrolluese Struga Trim Lum e zhvillon të mërkurën (18 korrik) ndaj Korabit në Strugë, ndërkohë të shtunën e ardhshme (21 korrik), në Ohër do të përballen me Renovën.

Leave a Reply