Shkëndija sonte në Europë zhvillon ndeshjen e saj të 26-të

Shkëndija sonte luan takimin e 26-të në kupat e Europës dhe të katërtin në Kigën e Kampionëve Europian. Nga 25 takimet paraprake, 22 prej tyre janë në Liga Europa, ndërsa tre në kompeticionin më të rëndësishëm europian ku javën e shkuar koleksionuan fitoren e parë (pas dy humbjeve nga Partizani i Beogradit në vitin 2011).

Triumfi ndaj The Nju Seints-it ishte i 10-ti i Shkëndijës në Europë, ndërsa tani kërkohet fitorja e rradhës. Suksesi eventual të martën do të ishte i pari i Shkëndijës si mysafire në Ligën e Kampionëve, ndërsa në kuadër të Liga Europa deri më tani ka regjistruar dy fitore në transfertë (1:2 kundër Krakovias në Poloni në vitin 2016 dhe 0:4 ndaj Daçias në Moldavi vitin 2017).

Ndeshja The Nju Seints-Shkëndija luhet në “Park Hall Stadium” në Osvestry të Uellsit me fillim në orën 20:00 sipas kohës lokale këtu në Maqedoni.

Leave a Reply