Super Ilirid Ademi, dy golat e parë me Makedonija Gj.P.

Ilirid Ademi i cili këtë verë u transferua te skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit në ndeshjen e tij të katërt me fanellën e skuadrës shkupjane ka arritur që të gjejë edhe golat e tij të parë, njofton “infOSport.mk”.

Ish sulmuesi i Gostivarit ishte figurë qendrore në ndeshjen ndaj skuadrës së Altin Ashir nga Turkmenistani. Edhe pse në lojë u inkuadrua vetëm në pjesën e dytë, ish sulmuesi i Gostivarit shënoi dy gola, duke ndihmuar Makedonija Gj.P, për të shënuar fitore 3:2.

Ndryshe pjesa e parë ndaj skuadrës së  Altin Ashir, që garon në ligën e dytë përfundoi me rezultatin e barabartë 1:1, kur për skuadrën shkupjane realizoi Neto Bianor. Ademi golin e parë e realizoi vetëm pas 3 minuutave të kaluara në fushë gjatë pjesës së dytë, teksa golin e dytë personal në minutën e 61-të.

Përveç Aademit në këtë ndeshje te Makedonija Gjorçe Petrovi luajti edhe Sabit Bilali, i cili gjatë pjesës së dytë u zëvendësua nga Koleqevski.

Pas kësaj ndeshje ekspedita e Makedonija Gjorçe Petrovit rikthehet në Shkup, pas përgatitjeve dy javore në Bansko të Bullgarisë, për të vijuar me përgatitje në Shkup. Ndeshjen e rradhës miqësore Makedonija Gj.P do ta zhvillojë kundër Vëllazërimit me 23 korrik në Kërçovë.

Leave a Reply