Ish futbollisti i Interit gati ti bashkohet Juventusit!

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, intensivisht është duke punuar në kompletimin e skuadrës për sezonin e ri. Pas transferimeve të bujshme në të gjitha repartet, “binakonerët” do të orvaten të bëjnë edhe një tjetër në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në këtë repart Juve mbështetet te Leonardo Spinacola dhe Aleks Sandro, emri i të cilit lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Paris Sen Zhermen.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Allegri i ka vënë syrin mbrojtësit të majtë të Portos, Aleks Teles.

Ky i fundit në “Serie A” kishte luajtur në sezonin 2015/2016, kur mbronte ngjyrat e Interit. Edhe pse atë kohë nuk bindi drejtuesit “zikaltër”, kalimi i tij te Porto bëri që ai të rilind, duke u shndërruar shumë shpejt në një titullarë të padiskutueshëm te skuadra nga “Dragao”.

Për të siguruar shërbimet e Teles, Juve do të duhet të paguaj rreth 30 milion euro, njofton “UOL Esporte”. Gjatë sezonit të fundit braziliani kishte regjistruar 20 asistime në kampionatin elitar portugez.

Leave a Reply