Di Maria vendos për të ardhmen e tij

E ardhmja e Anhel Di Marias si duket është e lidhur ngushtë me Paris Sen Zhermenin. Argjentinasi lidhej me një transferim të mundshëm tek Napoli, por Di Maria më gjasë do të mbetet pjesë e kampionëve të Francës.

Ish-lojtari i Benfikas, Real Madridit dhe Mançester Junajtedit përmes rrjetit social “Instagram”, ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me thashethemet për të ardhmen e tij.

“Mjaft me gënjeshtra. Unë do të qëndrojë te PSZH-ja,” – ka shkruar Di Maria.

30 vjeçari te Paris Sen Zhermeni ishte transferuar në vitin 2015, ndërsa brenda tre viteve të kaluara te skuadra nga “Parku i Princërve” ka zhvilluar 88 ndeshje dhe ka realizuar 27 gola.

Leave a Reply