Bllazhevski debuton me gol te Tirana

Dejan Bllazhevski ka debutuar me gol me fanellën e Tiranës, duke shënuar në fitoren e skuadrës së tij të re ndaj Apolonisë, njofton “infOSport.mk”.

Ish sulmuesi i Vardarit shënoi golin e parë në fitoren 2:0 të Tiranës në miqësoren e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, që ishte njëherit edhe miqësorja e parë e skuadrës “bardheblu” nga kryeqendra shqiptare në prag të sezonit të ri futbollistik në Shqipëri. Një gol tjetër për Tiranën në këtë ndeshje realizoi një tjetër futbollist i ardhur gjatë kësaj merkatoje, Edon Hasani, i cili vetëm disa ditë më parë u vu nën urdhërat e trajnerit Ze Maria.

Që të dy golat Tirana i realizoi gjatë pjesës së dytë, ndërsa vlen të theksohet se vetëm 4 ditë më pas, kjo skuadër do të zhvillojë edhe miqësoren e rradhës ndaj Flamurtarit të Prishtinës. Serinë e ndeshjeve miqësore Tirana do ta mbyll me super ndeshjen ndaj Prishtinës me 5 gusht, ndeshje kjo që do të zhvillohet në terminin e mbrëmjes (20:00) në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Leave a Reply