Kadetët dhe Juniorët e FC Shkupit “të pamëshirshëm” ndaj serbëve të FK Poshtar 1930

Të dielën në stadiumin e Çairit kadetët dhe juniorët e FC Shkupit ishin nikoqir të skuadrës serbe të FK Poshtar 1930 nga Beogradi, skuadër kjo që udhëhiqet nga ish futbollisti i Slloga Jugomagnatit, Alen Tupajiç, njofton “infOSport.mk”.

“Bardhekaltërit” nuk ishin edhe aq “nikoqir të mirë”, pasi mysafirëve nuk ju dhanë mundësinë të gëzohen shumë, duke ju lejuar të shënojnë vetëm një gol, ndërsa i përcollën me plotë 10 gola.

 

Kadetët (gjenerata 2001) të udhëhequr nga trajneri Halim Bilalli shënuan fitore 7:0, teksa juniorët (gjenerata 2000) shënuan fitore 3:1.

Autorë të golave për juniorët e FC Shkupit ishin Musli Lika dhe Bujar Iljazi gjatë pjesës së parë, teksa Erblin Daci gjatë pjesës së dytë vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, duke shënuar nga pika e bardhë.

Leave a Reply