FC Shkupi gati të nënshkruajë me reprezentuesin senegalez!

FC Shkupi me shumë gjasa do ti ofrojë kontratë senegalezit 22-vjeçar, Moussa Marone, i cili për disa ditë ndodhet në prova te skuadra nga Çairi, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një sulmues të krahut të djathtë, i cili vjen nga skuadra e Casa Sport.

Ai gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Senegalit, ndërsa me paraqitjet e tij gjatë stërvitjeve si duket ka bindur trajnerin Zekirja Ramadani, i cili ka mungesë në pjesën ofenzive, ku aktualisht si më i avansuar vepron Bazhe Ilijoski.

Rikujtojmë përveç Moussa Marone te FC Shkupi në prova ndodhen edhe 6 futbollistë të tjerë, edhe atë mesfushori Ebere Ogadi Ezeora që vjen nga skuadra e Oyah Sports FC nga Nigeria, mbrojtësi Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi që gjithashtu vjen nga skuadra e nigeriane e Oyah Sports FC, Oluwasegun Oluëatobi Olalere, i cili luan në pozitën e mbrojtësit dhe vjen nga Clique Sports Academy nga Nigeria, mesfushori Armel Bradji Dakouri që vjen nga skuadra e AFAD Djékanou nga Ishujt Faroe, mbrojtësi i krahut të djathtë Abulkadir Zango që vjen nga skuadra e Niger Tornadoes nga Nigeria si dhe mesfushori senegalez, Faustin Senghor, që vjen nga skuadra e njëjtë me atë të Moussa Marone, Casa Sport.

Ka gjasa që edhe me ndonjërin prej këtyre tjerëve FC Shkupi të nënshkruajë kontrata, e më pas të njëjtit ti huazojë në ndonjë skuadër tjetër, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për futbollistë të rinj, të cilëve ju nevojitet kohë deri sa të adaptohen në kushtet e futbollit në vendin tonë.

Leave a Reply