Tetovari Ziberi nga Milano transferohet te Mantova 

Tetovari Sadat Ziberi, i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë në futsal gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar transferimin e tij te skuadra italiane e Mantova, që garon në “Serie A2”, njofton “infOSport.mk”.

Ziberi me Mantovan ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, ndërsa transferohet nga rradhët e skuadrës së Milanos, pjesë e së cilës ishte vitin e kaluar.

Ai që në debutimin e tij në futbollin e palestrës në Itali, la një përshtypje të mirë, falë paraqitjeve të shkëlqyeshme. Me fanellën e Milanos luajti 23 ndeshje, duke regjistruar 6 gola dhe 8 asistime.

Ndryshe në Itali, Sadat Ziberi u transferua nga skuadra e njohur kroate e Dinamo Zagrebit, pjesë e së cilës ishte për dy vite të plota, ndërsa karrierën e tij në futbollin e vogël e kishte nisur te skuadra e Alumnus, transmeton “infOSport.mk”.

25-vjeçari Ziberi bashkë me familjen e tij që në moshën një vjeçare kishte migruar drejt Kroacisë, aty ku edhe krijoi emër në këtë sport, ndërsa vlen të ceket se ai kishte mbrojtur edhe ngjyrat e përfaqësueses shpresa të Kroacisë, duke regjistruar 4 ndeshje dhe 2 gola. Ndërkohë sa i përket përfaqësueses A të Maqedonisë, ai deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje dhe ka realizuar 2 gola.

Leave a Reply