Ish futbollisti i Arsenalit dhe Interit bënë shou ndaj Boka Xhuniors (VIDEO)

Trajneri i Estudiantes, Nelson Vivas ka krijuar një shou të vërtetë në ndeshjen si vendas kundër Boka Xhuniors (0:0) në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit argjentinas.

Ish futbollisti i Boka Xhuniors, River Plejt, Arsenal, Selta Vigo dhe Inter thuajse u çmend pasi arbitri kryesor Truko nuk akordoi një penalti për ekipin nga La Pplata në minutën e 25-të.

Në ato momente portieri mysafir, Augustin Rosi, thjesht e nokautoi sulmuesin e Estudiantes, Kavalaro, në tentativë për të grushtuar topin, duke e goditur atë drejtpërdrejtë në kokë.

Vivas dhe bashkëpunëtorët e tij në bankinë si dhe tifozët në tribuna dëshironin 11-të metërsh, mirëpo i të njëjtit mendim nuk ishte edhe arbitri kryesor, edhe përkundër faktit se sulmuesi vendas një kohë më të gjatë mbeti i shtrirë në zonën kundërshtare.

Reagimi i ish mbrojtësit të Arsenalit dhe Interit ishte e ashpër, ndërsa arbitri kryesor ia tregoi rrugën drejt dhomave të xhveshjes. Vivas nuk mund të kontrollonte veten aspak në ato momente, duke shqyer këmishën e tij me gjithë forcën që kishte, ndërsa më pas goditi edhe mikrofonin e televizonit që transmetonte ndeshjen dhe që ndodhet aty pranë vijave kufizuese.

Leave a Reply