Jasir Bajrami, heroi i Vllaznisë së Pozhoranit! Sigurojnë superligën

Vllaznia e Pozhoranit shkruan historinë. Skuadra ku militojnë tre futbollistë shkupjan sot për herë të parë që nga themelimi i saj arriti që të sigurojë një vend për në Superligën e Kosovës në futboll, njofton “infOSport.mk”.

Shaban Sulejmani, Leonard Kallaba dhe Jasir Bajrami ishin ndër më të mirët në ndeshjen e balotazhit ndaj Ferizajit, duke qenë protagonistë kryesor në fitoren e cila u arritë vetëm pas ekzekutimit të penaltive, ku fjalën kryesore e pati ish portieri i FC Shkupit, Jasir Bajrami.

Gardiani shkupjan priti dy penalti, ndërsa një tjetër e humbën ferizajasit, të cilët sot i thanë lamtumirë Superligës, pjesë e së cilës ishin gjatë këtij edicioni, mirëpo duke u ndalur vetëm në pozitën e 10-të.

Në anën tjetër Vllaznia e Pozhoranit si skuadra e tretë në Ligën e Parë, fitoi të drejtën që përmes balotazhit të kërkoj Superligën, gjë të cilën sot e bëri edhe realitet.

Ndryshe ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultatin 0:0, ku në skenë dolën dy portierët shkupjan, Jasir Bajrami te Vllaznia dhe Dardan Miftari te Ferizaji, që ishin në nivel të detyrës.

Ky i fundit kapituloi në minutën e 107-të përballë Lirian Feratit, i cili kaloi në epërsi Vllazninë, mirëpo në 15 minutëshin e dytë të shtesës Ferizaji u kundërpërgjigjë me anë të Enis Kukës, duke bërë fituesi i kësaj përballje të vendoset vetëm përmes penaltive.

Këtu më i suksesshëm doli të jetë Jasir Bajrami, i cili priti dy penalti, ndërsa një tjetër humbën futbollistët e Ferizajit, ndërkohë në anën tjetër futbollistët e Vllaznisë në dy raste nuk arritën të mposhtin shkupjanin, Dardan Miftari.

Sa u përket autorëve të golave në ruletin e penaltive, te Vllaznia të saktë ishin të dy futbollistët shkupjan, Shaban Sulejmani  dhe Leonard Kallaba, i cili goditi penaltinë e fundit, duke bërë që tifozët nga Pozhorani të shpërthejnë në festë.

Vlen të theksohet se te Ferizaji në këtë ndeshje, përveç Dardan Miftarit, luajtën edhe shkupjanët Behar Bardhi dhe Milan Ristovski si dhe futbollisti nga Gostivari, Maliq Behluli.

 

FORMACIONET:
FERIZAJ: MIFTARI, Idrizi, Thaqi, Papuqi, BARDHI, BEHLULI, SHabani, Sadriu, Tërshana, Kuka, RISTOVSKI. Trajner: Fatos VISHI
VLLAZNIA: BAJRAMI, Shurrdhani, Syla, Miftari, KALLABA, SULEJMANI, Mustafa, Jakupi, Brruti, Muja, Ferati. Trajner: Sallah SHERIFI.

Leave a Reply