Mbyllet pjesa e parë, Juve-Real 1:1 (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 1:1 ndeshja finale e Ligës së Kampionëve Europian ndërmjet Juventusit dhe Realit të Madridit që në këto momente po zhvillohet në “Millenium Stadium” në Kardif, njofton “infOSport.mk”.


Reali avansoi me golin e shënuar të Kristiano Ronaldos në minutën e 21-të pas një kombinimi të dyfishtë që pati me Karvahal, ndërsa momenti më i bukur i ndeshjes erdhi në minutën e 27-të, kur Mario Manxhukiq me një gol të jashtëzakonshëm barazoi shifrat në 1:1, duke shënuar një ndër golat më të bukur në historinë e ndeshjeve finale të Ligës së Kampionëve Europian.


Nga ajo që treguan aktorët kryesor në fushë, pjesa e dytë pritet të na dhurojë edhe shumë momente të bukura dhe shpresojmë edhe ndonjë gol tjetër.

Leave a Reply