Berat Jakupi: Medalja e argjendtë në Evropian një hap i madh për Lojrat Olimpike (VIDEO)

Berat Jakupi i cili në Evropianin për seniorë të karatesë të zhvilluar në Koxhaeli të Turqisë u kurorëzua me medaljen e argjendtë, sot në hapësirat e Agjensionit për Rini dhe Sport doli me konferencë për shtyp para gazetarëve, ku shpalosi të gjitha emocionet dhe gjithçka që e kishte ndjekur atë deri te kjo arritje e madhe, njofton “infOSport.mk” .

Ai falënderoi të gjithë ata që e kanë përkrahur në këtë rrugëtim, duke besuar se medalja e argjendtë nga ky evropian, do të jetë një hap i madh që do i hap rrugën atij për në Lojrat Olimpike.

“Unë jam shumë i kënaqur dhe mbi të gjitha shpresoj se ky do të jetë një hap i madh për mua për lojrat Olimpike dhe ky ishte një kampionat dhe një pikë e qartësuar e imja në ciklin 4-vjeçar deri në Lojrat Olimpike. Hapi i parë kaloi shumë mirë, shpresoj edhe vitet e ardhshme të jem në një formë të këtillë dhe poashtu shpresoj se në vitin 2020 do jem i përgatitur maksimalisht dhe dhashtë Zoti që të prek edhe finalen e madhe, pse jo” – tha nënkampioni i Evropës, Berat Jakupi.

Ai poashtu foli edhe për luftërat që ka pasur në këtë Evropian, më konkretisht edhe për luftën finale kundër turkut Ugur Aktash, për të cilën nuk deshi të komentoi asgjë, pasi sipas tij medalja e argjendtë nuk është një punë e vogël dhe se sot do flas vetëm për gjërat e mira dhe aspak për përshtypjet negative nga Evropianin në “Koxhaeli.

“Nuk ka qenë asnjë ndeshje e ngjashme me tjetrën, dhe po ashtu edhe ajo ndeshja finale që e kisha me turkun Ugur Aktash, të cilën me deklarim e humba. Nuk dua të komentojë për këtë ndeshje, pasi dua ti jap më shumë jehonë medaljes, për shkak se medalja e argjendtë nuk është e vogël dhe për atë shkak nuk dua të them asgjë lidhur me përshtypjet negative nga ky kampionat”   – u shpreh Berat Jakupi.

Jakupi në meçin final në kategorinë deri më 84 kg, u mund nga karateisti turk Ugur Aktash vetëm me deklarim nga ana e referëve pasi lufta përfundoi 0:0.

Ndryshe rrugëtimin e tij drejt finales së madhe karateisti nga Gostivari e arriti pasi më parë eliminoi katër garues, ku fillimisht mundi rusin Denis Denisenko, pastaj Anton Isakau, në meçin e tij të tretë mundi boshnjakun Meris Mugoviç, ndërkohë lufta që i siguroi finalen e madhe Beratit, ishte ajo kundër grekut Tzanos Georgeos, ndaj të cilët Jakupi tregoi një luftë shumë të mirë dhe me plotë meritë u kualifikua për në finalen e madhe.

Është ky një sukses pa dyshim shumë i madh për Jakupin personalisht, por edhe për Maqedoninë, ku shpreosjmë se Jakupi të marrë pikët e duhura që të përfaqësoja Maqedoninë edhe në Lojra Olimpike.

Leave a Reply