E bujshme, Interi nis kontaktet me Luka Modriç

“Serie A” dëshiron të kthejë lavdinë e dikurshme, ndërsa një gjë e tillë bëhet vetëm nëse pjesë e këtij kampionati bëhen emra të mëdhenj të futbollit Botëror. E nisën me Kristiano Ronaldon, i cili u transferua te Juventusi, ndërsa informacionet e fundit flasin se kësaj lige mund ti bashkohet edhe një tjetër ylli i Realit të Madridit. Bëhet fjalë për mesfushorin kroat, Luka Modriç, njëherit më i mirë i Botërorit të fundit në Rusi, ku me Kroacinë e tij luajti në finalen e madhe ndaj Francës.

Sipas “Gianlucadimarzio.com” drejtuesit e Interit kanë nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit, duke kërkuar që Modriç sezonin e ri të veshë fanellën “zikaltër”. Ende nuk ka asgjë konkrete dhe për zikaltërit mund të jetë vetëm një ëndërr duke ditur dhe problemet me “Fair Play Financiar” por kjo merkato ka treguar se surprizat ndodhin shpesh. Në rast se dështon pista Modriç, Interi do të bëjë zyrtarizimin e mesfushorit kilian, Arturo Vidal i cili raportohet se ka arritur akordin me Interin dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e të dyja klubeve gjatë këtyre ditëve.

Leave a Reply