Bunjamin Shabani vazhdon karrierën në Armeni 

Futbollisti nga Kumanova, Bunjamin Shabani karrierën e tij do ta vazhdojë në Premier Ligën e Armenisë, pasi sot ka firmosur me FC Shirak. Shabani ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin armen dhe është prezantuar si përforcimi më i ri i FC Shirak.

Shabani në armeni kalon si futbollist i lirë, pasi ditën e djeshme ndërpreu bashkëpunimin me FC Shkupin me të cilët luajti në 2 sezonet e fundit. 27 vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Renovën, Shkëndijën, Partizanin e Tiranës, FC Oulun, Milanon e Kumanovës dhe Bashkimin.

Leave a Reply