Sezoni i ri futbollistik nis me derbin, Shkëndija-Vardari

Sezoni i ri futbollistik në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të nis me derbin Shkëndija-Vardari, dy skuadrat më të mira të sezonit të fundit. Kështu vendosi shorti i hedhur sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ku u shortuan të gjitha ndeshjet e sezonit të ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija sezonin e kaluar u shpall bindshëm kampion, duke lënë Vardarin pas vetes me plotë 35 pikë më pak, ashtu që edhe këtë vit skuadra tetovare është dukshëm favoriti kryesor për titullin e kampionit, duke pasur parasysh se nga rradhët e Vardarit janë larguar pjesa më e madhe e futbollistëve standard.

Problem për Shkëndijën mund të jetë pjesëmarrja në garat europiane, ku tashmë ka siguruar një vend për në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, ndërsa në rast se do të vazhdonte më tej, si p.sh të luaj në grupet e Ligës së Kampionëve, apo Liga Europa, atëherë me siguri se një gjë e tillë do të ndikonte te “kuqezinjtë” te Tetova. Mirëpo duke besuar te fondi i mjaftueshëm i futbollistëve që ka në skuadër, një gjë e tillë me siguri se nuk do të përbënte problem për Shkëndijën, që në këtë afat kalimtarë të verës u përforcua me futbollistë cilësor, si Valmir Nafiu, Gledi Mici, Konstantin Çeshmexhiev, Omar Imeri dhe Remzifaik Selmani.

Në ndërkohë në ndeshjet tjera të xhiros së parë, FC Shkupi do të jetë mysafir i Sileksit, Renova do të luaj në Shkup ndaj Rabotniçkit, Pobeda do të mirëpret Bellasicën, teksa Akademia Pandev do të jetë nikoqir i Makedonija Gjorçe Petrovit, që këtë vit u rikthye në mesin e më të mirëve.

Ndeshjet e javës së parë të sezonit të ri 2018/2019 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, në program janë me datë 12 gusht me fillim në ora 17:00.

SEZONI I RI FUTBOLLISTIK NË LPFM

Xhiroja e parë

Akademija Pandev 12.08. 17:00 Makedonija Gj.P
Pobeda 12.08. 17:00 Bellasica
Rabotniçki 12.08. 17:00 Renova
Shkëndija 12.08. 17:00 Vardari
Sileksi 12.08. 17:00 FC Shkupi

Leave a Reply