Drita kërkon ta vazhdojë ëndërrën europiane

Skuadra kampione e Kosovës, Drita do të kërkojë sot të realizojë me sukses përmbysjen e madhe në sfidën e kthimit të rrethit të dytë të Liga Europa, ku përballë do ta ketë kampionët e Luksemburgut, Dudelanzh.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në transfertë, Drita ishte mundur me rezultatin 2:1, ashtu që gjilanasve në ndeshjen e sotme do të ju mjaftonte edhe një fitore minimale 1:0, për të kaluar në raundin e tretë eliminatorë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.

Nëse Drita arrinë të kalojë këtë pengesë, atëherë në raundin tjetër të Liga Europa e pret një dyluftim me gjigandët polak te Legia Varshavës.

Ndeshja e sotme Drita – Dudelanzh zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply