Vidal veshë fanellën e Barcelonës dhe jep një premtim të madh

Mesfushori kilian, Arturo Vidal sot edhe zyrtarisht pritet të prezantohet para mediave si futbollisti më i ri i Barcelonës. Ai që dje ka arritur në Spanjë, teksa ka shfrytëzuar rastin për tu njohur me ambientet e klubit, duke bërë madje foto edhe me fanellën e Barcelonës, skuadrës së tij të ardhshme.

“Jam shumë, shumë i lumtur, me padurim pres që të filloj stërvitjen me shokët e skuadrës, të vesh këtë fanellë dhe të jem në gjendje të bëj gjëra të rëndësishme me klubin”, ishin fjalët e kilianit, i cili për shumën e 19 milion eurove u transferua nga rradhët e Bajernit të Munihut.

“Të jem këtu është realizimi i një ëndrre dhe uroj të arrijë të përmbush çdo objektiv, dua të fitoj gjithçka që është e mundur dhe do të jap jetën në fushë për t’ia arritur qëllimit. Shpresoj të sjellë më shumë zemër në lojën e Barcelonës pasi në tre vite që kam kontratë me këtë klub, dua të fitoj gjithçka”, – kishte thënë për faqen zyrtare të klubit, Arturo Vidal, i cili gjatë karrierës së tij në Europë, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Juventusit dhe Bajer Leverkusenit.

Leave a Reply