Interi lëvdërohet edhe me transferimin e 7-të

Skuadra e Interit është lëvdëruar edhe me përforcimin e 7-të gjatë kësaj merkatoje vere. “Zikaltërit” së fundmi në rradhët e tyre kanë sjellë senegalezin, Balde Keita, i cili te Interi do të luaj në formë huazimi, me opcion që në fund të sezonit skuadra nga “Xhuzepe Meaca” të blejë kartonin e tij për shumën e 34 milion eurove.
23-vjeçari në këtë mënyrë rikthehet në “Serie A”, aty ku para se të kalonte te Monako luante me Lacion.

Gjatë ditës së sotme Keita iu nënshtrua vizitave mjekësore te Interi, pas së cilave firmosi kontratën. Verën e kaluar Balde braktisi Lacion dhe iu bashkua Monakos për shumën e 30 milion eurove.

Senegalezi në 33 ndeshje regjistroi 8 gola dhe 11 asistime, mirëpo në asnjë mënyrë nuk arriti që të shndërrohet në një titullar fiks te skuadra e trajnerit Leonardo Zhardim.

Kështu Keita bëhet futbollisti i 7-të që do të përforcojë skuadrën e Spalletit, pas Lautaro Martinez, Mateo Politano, Raxha Naingolan, Kvadvo Asamoah, Stefan De Vraj dhe Sime Vrshaljko.

Leave a Reply